Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë pasi dyshohet se vodhi në tri xhami të fshatrave të Lipjanit nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar.
Policia nuk dha më shumë detaje mbi shumën e vjedhur.
“Fsh. Magure, Banullë, Krojmirë, Lipjan korrik-dhjetor 2024. Me 07.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në lokacione të ndryshme”.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.