Policia e Kosovës njofton se është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes më 07.03.2025 rreth orës 18:00 ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë.
Policia thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se rasti është në hetime.
Njoftimi i plotë:
Gjenden serish uniforma ushtarake, granata dore, municion si dhe paijse të tjera
Mitrovicë Veri , 08 Mars 2025
Më datën 07.03.2025 rreth orës 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar nga Kfori-Amerikan se ne fshatin Banjskë ne një mulli te vjetër (te braktisur) kishin hasur ne mjete te dyshimta. Njësitë policore menjëherë kane reaguar ne lidhje me këtë rast ku me pas kane konfisuar mjetet e dyshimte si ne vijim:
1. Uniforma ushtarake,
2. 3 gjoksore për mbajtje te armatimit,
3. 1 pale pantallona ,
4. 3 jakne
5. 1 maice
6. 3 granata dore,
7. 3 karikator te zbrazet te armës se gjate,
8. 2 shok bomba
9. 1 bombe ndriquese
10. 28 fisheke te armes se gjate.
Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.