×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës i dërgon lule nënë Ferdonije Qerkezit për 8 Mars

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 14:25

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me  rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin i ka dërguar lule nënë Ferdonije Qerkezit, shkruan Reporteri.net.

    Policia i ka dhuruar lule edhe mjekeve, nënave që ka takuar në rrugë.

    Njoftimi i Policisë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë uron gratë për 8 Marsin

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.

    Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit. Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”

    Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!