Një 30 vjecar nga Ohri ka gëlltitur një pako me lëndë pluhuri të bardhë gjatë kontrollit në veturën e tij të pasagjerëve “Reno” me targa të Ohrit.
Policia ka njoftuar se personi më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, shkruajnë mediat në Maqedoni të Veriut.
“Pas marrjes së masave të nevojshme mjekësore, paketimi është siguruar, pas së cilës do të vijojë ekspertiza. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.