Në komentet e tij mbrëmë për Ukrainën dhe Rusinë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha diçka që mori shumë vëmendje. Përveçse tha se e ka më të vështirë të merret me ukrainasit sesa me rusët, duke komentuar situatën aktuale në luftë, ai gjithashtu tha se “Putini po bën atë që do të bënte çdokush”.
I pyetur nëse Putin po përfiton nga situata pas tërheqjes së ndihmës amerikane, Trump u përgjigj:
“Unë mendoj se ai po bën atë që do të bënte çdokush tjetër. Unë mendoj se ai po i godet më fort tani. Ai dëshiron që kjo të përfundojë. Unë mendoj se Ukraina dëshiron që lufta të përfundojë gjithashtu, por unë nuk e di.”
Trump përsëriti qëndrimin e tij se ai është i gatshëm të pezullojë plotësisht ndihmën për Ukrainën.
“Unë duhet të di se ata duan një marrëveshje. Unë nuk e di nëse ata duan një të tillë. Nëse ata nuk e duan, ne do të tërhiqemi – sepse ne duam që kjo të zgjidhet.” /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.