Pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rinumërimin e votave të LDK-së në Vushtrri, rezultatet e reja kanë sjellë ndryshime për disa kandidatë të kësaj partie.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Telegrafi, rinumërimi ka ndikuar në rezultatin e 92 kandidatëve, ndërsa më së shumti vota u hoqën nga Xhafer Tahiri, i cili humbi 88 vota, dhe Bashkim Gashi, i cili humbi 55 vota.
Ironikisht, vetë Rrezarta Krasniqi, e cila kishte bërë ankesën për manipulime, humbi një votë pas rinumërimit.
Ndërkohë, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu hoqën 26 vota të cilat kishin rezultuar tepër.
Nga ky proces, më së shumti përfituan Lulzim Zhegrova dhe Donjeta Dragusha, të cilëve iu shtuan 63 dhe 65 vota përkatësisht.
Përveç këtyre kandidatëve, rinumërimi ndikoi edhe te shumë të tjerë, por ndryshimet në vota për 92 kandidatë ishin kryesisht të vogla dhe nuk kalonin 20 vota diferencë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.