Londra u mbush me ritme elektrizuese teksa DJ i njohur turk, Mahmut Orhan, ndezi atmosferën me hitin “Si Ai” nga Tayna.
I njohur për kombinimin unik të deep house me ndikime orientale, Orhan surprizoi publikun duke përfshirë këtë këngë në setin e tij muzikor.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i audiencës: i gjithë publiku këndoi shqip, duke dëshmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Tayna, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme përmes një stili të fuqishëm dhe eksperimentimit mes Hip-Hop, R&B, Jazz dhe Amapiano, vazhdon të tërheqë vëmendjen e artistëve të mëdhenj si Mahmut Orhan. Ky moment shënon një tjetër sukses të saj dhe një tjetër dëshmi se muzika shqipe po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë globale.
Përveç performancave live nga DJ-të më të njohur botërorë, muzika e Tayna-s tashmë dëgjohet edhe në disa nga ambientet më ekskluzive të Londrës. Një nga shembujt më të spikatur është Restoranti “Novikov”, ku vizitorët mund të shijojnë një playlist të saj që nis me “Si Ai”, “Obsession”, “Amal” dhe vazhdon me hitet e tjera të saj.
Një gjë është e sigurt: Tayna po pushton skenën ndërkombëtare, dhe ky është vetëm fillimi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.