×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    VV reagon pasi PZAP ia rrëzoi ankesën për rivotim me postë: Do të ankohemi pas shpalljes së rezultateve

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 21:17

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP që të mos anulohen votat nga diaspora dhe të ripërsëritet votimi atje. Partia e Albin Kurtit përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PZAP ndërron afatet që t’i ikë vendimit për rivotimin me postë, shkruan Reporteri.net.

    VV vendimin e PZAP  e quan pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm, ndërsa thotë se shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet.

    “Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP. Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cenim të procesit zgjedhor. Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet”, thuhet në reagim.

    Vetëvendosje tutje thotë se do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve.

    Postimi i plotë:

    PZAP ndërron afatet që t’i ikë vendimit për rivotimin me postë

    Administrimi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka shpalosur skemë manipulimi të votimit përmes postës nga subjekti LDK.

    Vëzhguesit tanë gjatë numërimit të votave të dërguara me postë kanë grumbulluar fakte e prova me dëshmi për shkeljet e manipulimin e fletëvotimeve për llogari të LDK-së.KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.

    Të bindur se bëhet fjalë për ndërhyrje të organizuar për të manipuluar procesin e votimit përmes postës dhe deformimit të vullnetit të votuesve, krahas njoftimit të Prokurorisë e thirrjeve të vazhdueshme për të hetuar këtë proces, Lëvizja VETËVENDOSJE! në përputhje me Ligjin për Zgjedhje dhe rregullat e KQZ-së ka parashtruar ankesë në PZAP brenda afatit ligjor, me kërkesën për anulimin e fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe të urdhërojë KQZ-në që të organizojë procesin e rivotimit përmes postës.Si subjekt politik, palë e autorizuar sipas Ligjit, kemi dorëzuar ankesën brenda afatit ligjor.

    Afati i fundit për t’u ankuar mbi bazën e njoftimit të KQZ-së ka qenë data 07.03.2025, ora 21:00, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka dorëzuar ankesën bashkë me të gjitha provat në PZAP të premten, ora 20:20.Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP.

    Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor.Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

    Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet.Vota dhe vullneti i lirë i votuesve duhet dhe do të mbrohet. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të garantohet përmes anulimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe organizimit të procesit të rivotimit.

    Ndërsa, të gjithë ata që kanë ideuar, organizuar e zbatuar këtë krim zgjedhor duhet të nxirren para drejtësisë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve.
    Lëvizja VETËVENDOSJE!9 mars 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!