×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja

    Flet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së pasi VV tha se PZAP ndërroi afatet që t’i ikë vendimit për rivotimin me postë

    Reporteri
    10 Mars 2025 | 11:34

    Ditën e djeshme, PZAP refuzoi ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë. Në vendimin e publikuar, PZAP tha se ka gjetur se ankesa e VV-së “është e pasafatshme”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se vendimi është i padrejtë.

    Ai tha se VV-ja është bazuar në një njoftim të KQZ-së për përfundimin e numërimit të votave në QNR, e që siç tha ai ka qenë njoftimi deri në ora 21:00.

    Kurteshi i VV-së shtoi se për këtë do të ankohen në Gjykatën Supreme.

    “Ju kemi përmbajt afatit sipas njoftimit që ka qenë ora 21:00, do të ankohemi në Gjykatën Supreme, s’ka kuptim më në PZAP”, tha Kurteshi.

    Besnik Buzhala, Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së ka thënë se PZAP i është referuar një njoftimi në KQZ që thotë se procesi i numërimit të votimeve ka përfunduar më 4 mars.

    “Për përfundimin e procesit, është e vërtetë që me 5 mars në ora 21:03 kam dërgu email, e kam njoftuar KQZ-në që ka përfundu procesi. Ka një njoftim në KQZ ku thuhet ku procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe të KQZ-së”, tha Buzhala.

    “Andaj mund të themi që ka qenë njoftim që i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve ka përfunduar, këtu përfshihet akti final i administritmit dhe numërimit të fletëvotimeve në QNR”, shtoi ai.

    “Është email njoftues për KQZ-në që në tërësi përfundon procesi në QNR”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    “LVV u ankua pas afatit ligjor”, vendimi i PZAP-së për anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e votimit me postë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!