Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.
Ai është pyetur edhe për votat me postë, ku LVV-ja e akuzon LDK-në se “i ka manipuluar ato”.
Abdixhiku ka thënë se nuk mund të rrënohet një proces zgjedhor, vetëm pse LDK-ja ëshë rritur.
Abdixhiku ka shtuar se janë të dëshpëruar që s’kanë arritur t’i marrin 40 mijë vota nga diaspora siç kanë projektuar.
“Ajo çfarë mund të themi është që LDK-ja nuk ka mundur të marrë 40 mijë vota, siç ka projektuar më parë për shkak të punës brenda 4 viteve. Por për çdo ankesë janë institucionet. Nuk mund të pretendojnë rrënim të procesit zgjedhor vetëm pse është rritur LDK-ja, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës vetëm pse VV-ja nuk mund t’i merrte 51 deputetë”, ka thënë Abdixhikku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.