×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të institucioneve

    Autor:Kandidati i PDK-së
    10 Mars 2025 | 21:42

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse.

    Ai u shpreh në Klan Kosova se prioritet për të mbetet interesi i vendit, meqë sië tha a mungesa e institucioneve stabile ndikon në zhvillimin ekonomik.

    ”Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile. Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike. Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

    ”Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë”.

    ”Jam për t’u ruajt vota”.

    ”Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!