×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim”, Vuçiq nervozohet me Daçiqin në paraqitjen live para mediave

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 9:57

    Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë “përplasur” mbrëmë  kur kanë vizituar një polic i cili, siç pretendohet u sulmua mbrëmë para Radio Televizionit të Serbisë gjatë protestave të studentëve.

    Pjesëtarët e Xhandarmërisë rrahën studentët në një bllokadë para RTS-së, ku kishin bllokuar ndërtesën e shërbimit publik, dhe Daçiq u përpoq të “justifikojë dhunën ndaj studentëve”, dduke thënë se policia nuk ka ndërhyrë.

    “President, nëse mund të them vetëm, meqë disa media filluan menjëherë të thonë gënjeshtra, nuk pati ndërhyrje policore, si gjithmonë”, tha Daçiç për mediat.

    Vuçiq u pa i tensionuar gjatë deklaratës së Daçiqit dhe u largua menjëherë duke thënë se “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!