×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazeta britanike: Shqipëria ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 9:50

    Riviera shqiptare është ndër vendet më të preferuara nga turistët anekënd botës.

    Viteve të fundit ka pasur zhvillim të madh të turizmit në Shqipëri, për çka edhe nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Madje bregdeti shqiptar u pagëzuan edhe me emrin “Maldivet e Evropës”.

    Shumë artikuj iu kushtuan “perlës shqiptare”.

    Një shkrim iu kushtua edhe nga gazeta britanike, Metro.

    Autorja e këtij shkrimi Sophie-May Williams, e përshkruan në detaje për mrekullitë që ofron.

    Shqipëria

    Vitet e fundit, Shqipëria është kurorëzuar me statusin e ‘Perlë e fshehur’. Riviera mahnitëse Shqiptare është pagëzuar gjithashtu me emrin “Maldivet e Evropës”, gjithashtu falë çmimeve mbresëlënëse.

    Ndërsa vendi ballkanik po përjeton kohët e fundit një rritje të turizmit, fluturimet dhe akomodimet janë të lira.

    “Fluturoni në Tiranë dhe shkoni në jug te vendit për disa pamje të mahnitshme. Vendet si plazhi i Dhërmiut mund të jenë të populluar, por janë të bukur, duke ofruar pamje nga deti dhe një sfond magjepsës të Maleve të Vetëtimës.

    Ose mund të udhëtoni drejt Durrësit, në veri të Tiranës, për më shumë vende bregdetare.

    Megjithatë, zhvillimi i Shqipërisë nga një vend i izoluar në një destinacion kryesor për pushime nuk është arritur pa sfidat e saj.

    Gazetarja e medias britanike “Metro”, Alice Murphy e vizitoi vendin vitin e kaluar dhe vuri në dukje se bumi i turizmit ishte një “thikë me dy presa”.

    Ndërsa turistët e huaj janë joshur nga videot virale të ujërave bruz dhe rërës së bardhë dhe të pacenuar – kush nuk do të ishte? – rritja e fluksit turistik ka prodhuar një sërë ndërtimesh që mund të kërcënojne peizazhin spektakolar.

    Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve thonë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i pranverës, prill-maj dhe fillimi i vjeshtës, shtator-tetor.

    Në këtë mënyrë, ju mund të shmangni turmat e vizitorëve dhe të kontribuoni drejt një qasjeje më të qëndrueshme turistike.

    Ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë për të përfituar sa më shumë nga pushimet tuaja në Shqipëri. Çmimet fillojnë nga 6-7 paund në ditë.

    Përballueshmëria e Shqipërisë do të thotë gjithashtu se akomodimi nga një bujtinë në një hotel është padyshim një opsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!