×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    12 raste të dhunës në familje brenda 24 ore, dërgohen në mbajtje shtatë persona

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 10:41

    12 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pesë raste janë raportuar veç në rajonin e Prishtinës, ndërsa nga dy raste në Pejëdhe Istog, kurse nga një rast në Kamenicë, Rahovec, Gjakovë.

    Lidhur me këto raste, shtatë persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë/ 09.03.2025-22:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë/ 10.03.2025-13:55. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë 10.03.2025, NN. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë 10.03.2025, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    · Obiliq 10.03.2025, 15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.

    . Kamenicë 10.03.2025, 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Istog 10.03.2025, 10:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.

    · Pejë 10.03.2025, 17:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    · Pejë 10.03.2025, 18:00. Eshtë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar iu kishte shkaktuar dhunë psiqike ankuesit mashkull kosovar dhe fëmijëve të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    · Istog 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Rahovec / 10.03.2025-05:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare dhe vajzën e tyre. Viktima është dërguar në strehimore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë/ 10.03.2025-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!