Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë filluan bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të martën për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës me Rusinë, disa orë pasi forcat e Kievit filluan sulmin e tyre më të madh me dron deri më tani në Moskë, raporton Reuters.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpreson se bisedimet do të ringjallin lidhjet “pragmatike” të SHBA-së pas takimit të tij që pati me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, muajin e kaluar dhe ai ka sugjeruar një armëpushim fillestar me Rusinë në ajër dhe në det.
Propozimi synon të tregojë se ai po punon drejt objektivit të Trump për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi rrufe, pasi presidenti i ShBA-së akuzoi Zelenskyn se nuk ishte gati për paqe dhe vazhdoi me bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë.
ShBA-ja, aleati kryesor i Kievit që nga pushtimi i vitit 2022, ka ndryshuar politikën e saj për luftën dhe ka ngritur presion mbi Ukrainën, duke ndaluar ndihmën ushtarake dhe atë të intelegjencës, me Kievin.
“Ne shpresojmë për rezultate praktike,” tha Zelensky përpara bisedimeve në një postim në “X” të hënën mbrëma.
“Pozicioni i Ukrainës në këto bisedime do të jetë plotësisht konstruktiv”, shtoi ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.