×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Pas Osmanit, Rutte pritet në takim nga Kurti

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 15:31

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rutte mbajti edhe konferencë të përbashkët me Osmanit pas takimit që patën.

    Ai theksoi se vizita e tij në Kosovë demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë vendin.

    Shefi i NATO-s foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në konferencën e mbajtur, gjë për të cilën ai tha se palët duhet të shfaqin fleksibilitet për të bërë kompromiset e duhura.

    Për këtë ai tha se kjo kërkon vendime të vështira, por siç tha ai duhet parë më gjërë.

    /Reporteri.net/

    Rutte: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromiset e duhura, kjo kërkon vendime të vështira

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!