×
  • Sport
  • Sport

    Neymar si fëmija: S’po du me shku te shpia

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 11:54

    Neymar Jr si duket tani nuk planifikon të rikthehet në shtëpinë e tij, te Barcelona


    Ylli brazilian dëshironte të rikthehej te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan Reporteri.net

    Gjatë verës Neymar kishte dhënë një deklaratë ku thoshte se Barça është shtëpia e tij dhe dëshiron të rikthehet, por si duket tani kanë ndryshuar gjërat.

    Rezultate imazhesh për neymar barcelona
    “Nuk dua të luajë më shumë në PSG. Dua të kthehem në shtëpi[Barcelonë], e prej së cilës nuk është dashur që të largohem kurrë,” kishte thënë 27 vjeçari verën që shkoi.

    Ai nuk dëshiron të shkojë në shtëpinë e tij dhe është portali francez “Le10Sport” që ka raportuar se tani është duke u biseduar për një kontratë të re të Neymarit me PSG-në.

    Kujtojmë që kontrata aktuale e brazilianit me Parisin skadon në qershor të vitit 2020. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!