×
  • Lajme
  • Shqipëria / Apeli i Posaçëm

    Shtyhet për nesër seanca ndaj Erion Veliajt

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 18:06

    Pas më shumë se 7 orësh, Apeli i Posaçëm nuk ka dalë me një vendim për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me 4 biznesmenë të tjerë të dosjes së tij, kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

    Gjykata vendosi që ta shtyjë seancën për ditën e mërkurë në orën 12:30. Mësohet se avokatët do të njihen me provat e reja te paraqitura nga SPAK

    Veliaj, për më shumë se një muaj qëndron në paraburgimin e Durrësit, nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

    Gjykata nuk ka pranuar avokatin amerikan, i cili kishte deklaruar më herët se kishte ardhur me statusin e vëzhguesit. (A2)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!