×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Kemi hendek të thellë me VV-në, nuk jemi parti “bllok opozitare”

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 18:58

    Doarsa Kica-Xhelili, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë LDK ka hendek të thellë me VV, por nuk është as në bllok me opozitën.

    Kica-Xhelili ka theksuar se LDK nuk hyn në një qeveri që nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.

    “Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht: Kemi hendek të thellë me VV; LDK nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK (Lumir Abdixhiku) . Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit. Mbi këto premisa, ne u votuam! Votuesi ynë, na dha besimin mbi këto qëndrime! Votuesi ynë, si para, njësoj pas zgjedhjeve – e gjen LDK të pandryshueshme në premtimet e saj”.

    “Nëse ky vend sot na do në opozitë, si parti të tretë, aty do të na ketë! Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona. Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tonë. Sot, jemi 65 mijë më shumë se në 2021!Një ditë, do të ringritemi si një”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!