×
  • Lajme
  • Botë / Tregtia e lirë

    Kryeministri i ardhshëm kanadez: Tarifat e Trump sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 19:51

    Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë Mark Carney i ka quajtur tarifat e fundit të Donald Trump “një sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze”.

    Në një postim në mediat sociale, Carney thotë se qeveria e tij do të “sigurojë që përgjigja jonë të ketë ndikim maksimal në SHBA dhe ndikim minimal këtu në Kanada”, ka raportuar BBC.

    Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë shton se qeveria kanadeze do të mbajë tarifat në fuqi derisa administrata Trump të bëjë “angazhime të besueshme për tregtinë e lirë dhe të ndershme”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!