×
  • Lajme
  • Botë

    Sekretari i NATO’s Mark Rutte të enjten pritet në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 20:20

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për një takim në Uashington të enjten, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

    Trump do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, raporton Reuters.

    Gjatë vizitës në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në aleancë dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

    Pasi zhvilloi takime me krerët shtetërorë, Rutte tha misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ofron siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet, por shtoi se zgjidhja për paqe afatgjatë është politike.

    Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rutte tha se kërkesa e tij për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është që të veprojnë në mënyrë të parashikueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!