Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, ka “mirëpritur ngrohtësisht” lajmet që vijnë nga Arabia Saudite këtë mbrëmje, pasi Ukraina pranoi armëpushim.
“Ky është një moment i rëndësishëm për paqen në Ukrainë dhe ne të gjithë tani duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Starmer në një deklaratë.
Ai përsërit një frazë të përdorur nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio: “Topi është tani në fushën ruse”.
Ai shton: “Rusia tani duhet të pajtohet me një armëpushim dhe një fund të luftimeve gjithashtu”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në një mënyrë të drejtë dhe të përhershme që lejon Ukrainën të gëzojë lirinë e saj,” thotë Starmer – duke njoftuar se ai do të mbledhë liderët këtë fundjavë për të diskutuar “hapat e ardhshëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.