×
  • Lajme
  • Botë

    “Ne jemi gati të bëjmë këtë hap”: Zelensky jep më shumë detaje mbi ujdinë SHBA-Ukrainë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 23:43

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka dhënë më shumë detaje se si kanë vazhduar bisedimet me ekipin amerikan në Jeddah gjatë ditës.

    Zelensky nuk ishte i pranishëm në bisedime – në vend të kësaj Ukraina u përfaqësua nga shefi i zyrës së Zelensky Andriy Yermak, këshilltari i vendit për sigurinë kombëtare dhe disa ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes.

    Në fjalimin e tij me video të martën vonë, Zelensky thotë se propozimi i Ukrainës për këtë takim përbëhej nga tre pika: “Armëpushimi nga ajri dhe deti… lirimi i të burgosurve… dhe kthimi i fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi”.

    Ai shton se “kishte një propozim specifikisht nga pala amerikane që menjëherë të hidhej hapi i parë përtej kësaj dhe të përpiqej të vendosej një armëpushim i plotë për 30 ditë” përgjatë gjithë vijës së frontit.

    “Ukraina e pranon këtë propozim, ne e konsiderojmë pozitiv, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”, tha Zelensky, duke theksuar përsëri se SHBA-ja tani “duhet të bindë Rusinë për ta bërë këtë”, ka rapportuar BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!