×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Për disa ditë nuk u pa nga fqinjët, një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 9:13

    Një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e kishte gjetur pa shenja jete.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prizren.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës.

    “Me datën e lartcekur dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima mashkull kosovar pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij. Dëshmitari e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës ku edhe është konstatuar se personi ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti i cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ iniciohet ‘Vdekje natyrore’ “, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!