×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e ekzekutivit

    Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 10:30
    (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme  ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti, tha se me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake.

    “Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e planifikimeve dhe strategjive afatgjata në koordinim me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.  /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!