Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka folur për vizitën që bëri dje në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se vizita e Rutte e la Kosovën në sanksione dhe se mbeti veç fjalë kërkesa që Serbia të jap llogari për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Ajo thotë se dështimet e qeverisë Kurti po i pëson shteti ynë, ndërsa Kurti po tenton ta dështoj sërish, sipas saj “duke instistuar të bëhet kryeministër”.
“Vizita e Sekretarit të NATO-s e la Kosovën në sanksione, ndersa mbeti veç në fjalë kërkesa qe Serbia duhet të jap llogari për sulmin në Banjskë – dështimet e qeverisë Kurti po i pëson Kosova tutje, nderkaq Kurti po pretendon ta deshtoj tutje Kosoven duke insistuar qe te behet prap kryeminister…cfare mjerimi i nje pushtetari..”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.