×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush” që nisën të hënën

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 13:53

    Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet që nisën të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit.

    Sot pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.

    Të hënën në nisjen e punimeve doli edhe kryetari Përparim Rama.

    Punimet për ndërtimin e këtij sheshi në Prishtinë parashiheshin të zgjasin një vit dhe do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

    Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.

    Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.

    Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.

    Pas ndalimit të punimeve, tash komuna e Prishtinës duhet të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!