×
  • Lajme
  • Lajme

    “Deklaratë e papranueshme dhe e rrezikshme”, AGK dënon gjuhën skandaloze dhe kërcënuese të Kurteshit të VV-së ndaj mediave

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 15:31

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën skandaloze të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi ndaj gazetarëve sot në QNR në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    AGK-ja deklaratën e Kurteshit e konsderon të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme.

    “AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë”, thuhet mes tjerash në reagimin e AGK-së.

    Reagimi i AGK-së:

    AGK-ja dënon gjuhën skandaloze, kërcënuese dhe nxitëse të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave, përfshirë një deklaratë skandaloze të bërë këtë të mërkurë.

    Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi është përgjigjur me fjalët: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”

    AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve.

    Për më tepër, Kurteshi ka përdorur edhe gjuhë seksiste, duke i thënë gazetares “ta hangsha loçkën”, një shprehje e padenjë dhe e papërshtatshme për çdo komunikim institucional.

    AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!