Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje presidentit të entitetit Republika Sërpska, Milorad Dodik, ndaj të cilit Zyra e Prokurorit të Bosnjë-Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalim.
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar të mërkurën urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje.
Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.
Në një video të postuar në Instagram, Vuçiq, ka reaguar, duke e quajtur “diktatur” vendimin.
“Serbia kurrë s’do ta mbështesë arrestimin e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, të kryeministrit të Republika Sërpskas, Radovan Vishkoviq, të kryeparlamentarit Nenad Stevandiq, veçanërisht jo për shkak të mosmarrëveshjeve politike me Sarajevën zyrtare dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe do të qëndrojë e vendosur me popullin e sa”, ka thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.