×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon djalin e gazetares ukrainase që vdiq dy muaj më parë në Kosovë

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 17:21

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta me 22 janar të këtij viti.

    Pas më shumë një vit e gjysmë strehimi në Kosovë, Yaroslavi, nën përcjelljen e familjarëve të tij dhe me kërkesën e babait të tij, do të kthehet në familjen e tij në Ukrainë, në një zonë larg vijave të frontit.

    Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, ai i dhuroi kryeministrit Kurti ëmbëlsira të prodhuara në Ukrainë. Yaroslavi shprehu dëshirën që të kthehet në Kosovë për pushime verore e t’i vizitojë shokët dhe shoqet e klasës në Shkollën Amerikane të Kosovës, ku ishte nxënës. Kryeministri i uroi shëndet dhe lumturi dhe tha se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë.

    E ndjera Olga Priadko dhe djali i saj Yaroslav erdhën në Kosovë në muajin maj të vitit 2023 në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!