×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i AAK-së

    Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve ishte një goditje e rëndë, mbase të vërtetën e thamë shumë herët

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 21:19

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pranuar se rezultatet e fundit zgjedhore për partinë e tij kanë qenë një goditje e rëndë.

    Gjatë intervistës në Klan Kosova, tha se AAK ka synuar të tregojë “të vërtetën”, por votuesit nuk ishin të gatshëm ta pranonin atë.

    “Ka qenë rezultat shumë zhgënjyes [rezultatet e zgjedhjeve për AAK-ne], e kemi përjetu shumë rëndë – ta them me bindje të plotë. Por e kemi pas mision për të vërtetën me thanë, e mbase ka qenë shumë herët, e parakohshme…nashta votuesit e Kosvoës nuk kanë qenë të gatshëm me absorbu këtë të vërtetë jo të këndshme.” ,tha ai.

    Ai ka përsëritur kritikat ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar Kryeministrin Kurti për veprime që, sipas tij, dobësojnë Kosovën dhe lidhen me interesa “ruse” e “serbe”.

    “Ne e kemi dhënë një lajm të keq se Kryeministri po punon me agjendë ruse, e serbe… Gjitha këto kanë qenë lista e gjëra që ky i bën me e dobësu Kosovës. Arsyeja pse kam qenë edhe më alarmues për pozicionin e tij kundër interesave të Kosovës, është se edhe kam pasur informata më shumë. Tash po shohim që do të ketë ndryshime në përbërjen e KFOR-it, shefi i NATO-s folke për prezencën e Evropës së Kosovës. Ju e dini që ne nuk e kemi të lidhur sigurinë me Evropën, i falënderohemi, por ne e kemi të lidhur me Amerikën…”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!