×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot me shi sot, priten edhe erëra të forta

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 7:03

    Reshje shiu përfshijnë vendin orëve të hershme të mëngjesit ditën e enjtë, derisa gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 20m/s (70km/h) apo edhe më shumë në pjesë të Dukagjinit, deri në 90km/h.

    Të premtën do të ketë më shumë intervale me diell, e të shtunën sërish vransirat fillojnë të shtohen, derisa të dielen paraqiten reshje shiu, që mund të jenë më të vazhdueshme në pjesë të vendit.

    Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 22C ditën e premtë dhe shtune, e të dielen zbresin në 15C e 17C. Minimalet mbesin të larta, e luhaten ndërmjet 5C e 9C, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!