×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 8:21

    Një debat i ashpër mes reperit Gjesti dhe banorit Vserlo ka tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë.

    Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij, por një gafë e tij në gjeografi bëri që debati të marrë një kthesë tjetër.

    “Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!” – tha Gjesti, duke ngjallur reagime të menjëhershme nga të pranishmit.

    Në atë moment, Rozana ndërhyri për ta korrigjuar reperin, duke i thënë: “Jo, jo zemra ime, gabim e ke. Kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Bullgaria është shtet, s’ka lidhje me Serbinë”.

    Por, në vend që ta pranonte gabimin, Gjesti këmbënguli në qëndrimin e tij: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.

    Ky moment shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kursyen memet dhe komentet humoristike për gafën e tij.

    “Gjeografia sipas Gjestit” u bë shpejt një nga temat më të përfolura në rrjetin social X (ish-Twitter), ku edhe videoja e këtij momenti ka qarkulluar me të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!