×
  • Lajme
  • Lajme / Grafika

    Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 8:51

    Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.

    Kështu thuhet në një publikim të organizatës ‘Atlas Institute”, e cila ka paraqitur një grafikë në të cilën Kosova renditet e para në numrin e vdekjeve për shkak të cilësisë së ajrit, nga disa shtete që janë paraqitur aty.

    Referuar njoftimit të Institutit Atlas ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve. “Ndotja e ajrit po na i shkurton jetën”, thuhet në publikimin e këtij instituti.

    Sipas institutit, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes nga PM2.5.

    Ndërkohë, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), të publikuara nga IKSHPK, tregojnë se mbi 500 mijë vdekje të parakohshme ndodhin çdo vit, si pasojë e ndotjes së ajrit në botë, ndërsa 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e Udhëzuesit të OBSH-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!