×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ushtarët hungarezë të KFOR’it kryejnë stërvitje me ngarkesa aktive në kampin e Novosellës

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 12:43

    Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me ngarkesë aktive (hot load training) me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin e Novosellës.

    “Ushtarët praktikuan ngritjen dhe zbarkimin e sigurt të avionit në nivel nën-njësie”, thuhet në njoftimin e KFOR.

    Misioni i NATO’s në Kosova tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!