×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Inaugurohet sheshi “Erhard Busek” në kryeqytet

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 12:46

    Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard Busek”, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Në inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vendimi për emërimin e këtij sheshi u mor në unanimitet në Kuvendin Komunal.

    Rama tha se emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon.

    “Sot, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, inaguruam Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

    Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon. Ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan.
    Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”, shkroi Rama. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!