Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg të pranishmit, ndërsa vazhdonte qëndronte afër tij një nga mjekët ku në fund edhe përshëndetën duke u përqafuar.
Por, një gjë e tillë nuk i ka pëlyer një pjesëtari të sigurimit të Gjykatës Speciale, i cili ia ka bërë edhe me gisht mjekut në fjalë.
Vizita e Thaçit zgjati për më shumë se tri orë.
Në oborrin e QKUK-së u mblodhen qytetarë të shumtë të cilën donin ta përshëdetnin nga afër ish-presidentin.
Thaçi me të ardhur, u prit me thirrjet “UÇK-UÇK” nga simpatizantët e tij.
Ish-presidentit Thaçi i ishte refuzuar disa herë kërkesa për të vizituar babain e tij të sëmurë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.