×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu i thotë Rudina Hajdarit: Je turpi i shqiptarëve, po i shërben Ramës

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 14:00

    Një debat i pazakontë ka ndodhur mes deputetes Rudina Hajdari dhe një djali të ri, teksa kryetarja e grupit parlamentar demokrat po mbante fjalë në shkollës “Shejnaze Juka’ në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës të gjuhëve të huaja.


    Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Je turpi i shqiptarëve. Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.

    Ajo e ka ftuar të afrohet në qendër të sallës dhe të flasë në sy me të kur i riu i është drejtuar i revoltuar:

    “Nuk vij unë aty te ty, ti je turpi i shqiptarëve. E njef Azem Hajdarin ti? A e njef? Azemi solli demokracinë tek ne, kurse ti je shtojca e Edi Ramës. Ti je turpi i shqiptarëve,” është shprehur nxënësi.

    Rudina Hajdari e ftoi vetë të riun t’ia thotë mendimin e lirë përballë dhe pasi e dëgjoi acarimin e tij tha që është kjo pikërisht ajo çka po bën politika, po ndanë njerëzit në të djathtë dhe në të majtë.

    Shqiptarja.com, djali nuk është nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, pra është një person që ka ardhur nga jashtë në këtë aktivitet, ndoshta me qëllimin për të krijuar situatën që ndodhi. E gjitha sa ndodhi u përshëndet nga nxënësit e shkollës, të cilët nisën të duartrokasin duke thërritur në kor emrin e Rudina Hajdarit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!