Mot i ngrohtë po parashihet ditën e premtë të mbretëroj në vend, me intervale me diell, por dhe kalime vransirash, që lokalisht mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të dobët shiu, kryesisht në perëndim përreth zonave malore.
Erërat edhe më tutje frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 6-12m/s, e në pjesë të Dukagjini me hove deri në 20m/s, e relieveve malore edhe më të fuqishme.
Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C. Maksimale në rritje, shkojnë deri në 20C e 22C.
Mot shumë i ngrohtë parashihet të mbajë ditën e shtunë, me maksimale deri në 24C e 25C. Vonë në mbrëmje duke kaluar në të dielen rrebeshe shiu përfshinë pjesë të vendit, me një rënie e temperaturës deri në 18C.
Nga e hëna më ftohtë, 10C, fillimisht me të reshura shiu e që deri të martën mund të përzien edhe me borë, kur maksimalet zbresin deri në 3C, e minimalet në -1C. Erëra më të fuqishme nga krahu jugor frynë ditën e diel 8-15m/s, e të hënën ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.