Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka raportuar në burime “Al Jazeera” në Ballkan.
Sipas këtij raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland, që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.
Nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.
Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.
Ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.
Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi, i cili u emërua në korrik tëvitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.