Partia Demokratike sot organizon një protestë kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur kundërshtinë e tij duke e cilësuar mbylljen e këtij rrjeti social si një formë censure, duke e krahasuar me periudhën komuniste. Ai shtoi se TikTok duhet të rikthehet para datës 12 mars.
Berisha theksoi se kjo protestë është një reagim ndaj censurës dhe duke akuzuar Ramën se po ndalon përdorimin e një aplikacioni modern dhe të preferuar nga rinia, siç është TikTok.
Ai u bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të bashkohen në protestë më orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e tyre në internet.
“Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.