×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 22:16

    Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

    Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai tha se afër tij është gjetur një armë zjarri.

    “Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Me të arrit Policia dhe Emergjenca në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e viktimës.

    “Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, dhe rasti është duke u hetuar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!