×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Malet e Kamenicës në flakë

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 22:48

    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët.

    Nga flakët janë përfshirë edhe Malet e Kamenicës. Pamjet i ka shpërndarë fotografi Arian Mavriqi.

    Mavriqi ka thënë se zjarrfikësit janë duke punuar që t’i shuajnë flakët.

    ‘‘Pamje “Apokaliptike” ne Malet e Kamenices!

    Sonte po vazhdojne zjarret akoma gjithandej, dhe zjarrefikesit jane ne vijen e pare te frontit. Njekohesisht, kafshe te gjalle digjen nga keto zjarre. Eshte koha e fundit qe Shteti ti gjeje keta kriminele, dhe te ju jap denimin qe meritojne’’, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!