×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Përleshje e therje me thikë në Klinë, gjashtë të lënduar

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 23:02

    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte në fshatin Ujmirë të Klinës.

    Nga ky incident, gjashtë persona janë lënduar, tre prej të cilëve janë të therur me thikë.

    Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës dhe detaje për rastin.

    Gashi deklaroi se dy nga të lënduarit janë nisur për në QKUK për trajtim mjekësor.

    “Gjashtë persona janë lënduar, tre prej tyre janë të therur me thikë. Fillimisht janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal, ku më pas dy i kemi dërguar në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Gashi.

    “Tre të tjerët janë trajtuar në Qendren e Mjekësisë Familjare. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, theksoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!