×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 19:36

    Rreth orës 18:20, një zjarr shpërtheu në parkingun e një pallati në rrugën “Gjik Kuqali”, në Tiranë.

    Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, duke punuar për evakuimin e banorëve të pallatit.

    Ndërkohë, shërbimet e zjarrfikësve janë angazhuar për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

    Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të hetimeve, do të ofrohet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje. /Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!