Policia e Kosovës dyshon se në rrugën “Pal Malushi”, në Hajvali, e ka gjetur të djegur veturën me të cilën u arratisen nga vendi i ngjarjes grabitësit e armatosur që sulmuan automjetin që po barte para për në Albi Mall, merr vesh gazeta online Reporteri.net. 

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, autoritetet e sigurisë dyshohet se grabitësit pasi dogjën automjetin “Pick Up” me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes, me një veturë tjetër, ngjyrë e kuqe, u larguan në drejtim të Gjilanit.

Grabitësit e maskuar dhe armatosur me armë të gjata, pasi kryen grabitjen në të cilën mbeti i plagosur një person, nga vendi i ngjarjes u larguan me “Pick Up” ngjyrë të bardhë, e me targa të Gjermanisë.

Reklamë

Grabitja e armatosur te Albi Mall, 4 personat e maskuar u larguan nga vendi i krimit me një automjet me targa të huaja

Ndryshe, 42 vjeçari nga Vushtrria që po transportonte paratë mbeti i plagosur në këtë rast. Ai siç ka mësuar gazeta Reporteri.net, ka marrë dy plumba në shpinë.

I plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK. /Reporteri.net/.

Reklamë

Grabitje e armatosur si në filma në afërsi të Albi Mall, cak furgoni që bartë para, plagoset shoferi