Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Në një postim në Facebook, Gruda e ka cilësuar këtë vendim si jokushtetues dhe joligjor, duke theksuar se Gjykata Speciale po vepron në kundërshtim me standardet e drejtësisë evropiane.
“Vendimi i Gjykatës Speciale për të mos lejuar presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jokushtetues dhe joligjor.
Kosova e themeloi këtë gjykatë me besimin se do të ofronte drejtësi evropiane. Ajo që po bën Gjykata Speciale sot nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë evropiane dhe standardet e një gjykimi të drejtë.
Kjo nuk është drejtësi – është persekutim i pastër, krejtësisht i papranueshëm.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.