×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 7:23

    Sot në ora 15:00 varroset babai i ish-presidentit Thaçi.

    Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.

    Kjo komunë ka bërë të ditur agjendën zyrtare të ceremonisë mortore për Haxhi Thaçin.

    E marta do të nisë me homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

    Tutje, nga ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.

    Ndërkohë nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

    Ndërkohë, është bërë e ditur se e pamja e familjes Thaçi do të jetë e hapur më 19 e 20 mars në palestrën e këtij qyteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!