Në Koçan të Maqedonisë së Veriut po përgatitet një varrim kolektiv për të vdekurit nga zjarri në një lokal nate. Autoritetet lokale i kanë rekomanduar Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Vodovod” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave te varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.
Reuters publikoi pamjet e një ekskavatori duke gërmuar varre.
Për vdekjen e 59 personave është mbajtur protestë dje në Koçan.
Protestuesit hodhën vezë në godinën e Komunës duke iu drejtuar kryetarit të komunës: “Vrasës, dilni jashtë”. Në protestë prezent ishine edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.
Kryetari i Komunës së Koçanit, pas tragjedisë që goditi qytetin ku humbën jetën 59 të rinj, dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.
Qeveria në Maqedoni të Veriut ka shpallur shtatë ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.