×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Grabitja e armatosur në Prishtinë, në vendin e ngjarjes u gjet një armë dhe disa fishekë – policia jep detaje në raportin 24 orësh

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 9:44

    Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë në vendin ku ndodhi grabitja e armatosur në Prishtinë, ditën e djeshme.

    Sipas raportit policor, katër të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave në një parkingun e një qendre tregtare në “Veternik”, ku lëndime kanë pësuar njëri prej viktimave dhe njëri i dyshuar. Të dyshuarit e tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    I dyshuari që u lëndua po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    “Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

    I dyshuari që ka mbetur i plagosur është i nacionalitetit serb, dhe ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Graçanicë, dhe nga aty është dërguar drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak te gjendjes së rënduar.

    Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ditën e djeshme ka folur shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

    Syla për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se gjendja aktualisht po operohet dhe gjendja është e rëndë.

    “Po gjendja e tij është e rëndë, është në sallë të operimit”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net. Drejtori i Emergjencës, gjatë ditës kishte konfirmuar për Reporteri.net se edhe shoferi i plagosur i furgonit që po transportonte para po i nënshtrohej operacionit.

    Siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net, shoferi ishte plagosur në shpinë me dy plumba. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!